Futboll

Hysaj asiston, ndëshkohet më pas me të kuq

Elseid Hysaj

Mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj, ishte prej më meritorëve në fitoren e Lazios. 

Lazio të dielën pasdite e mposhti Empolin në udhëtim me rezultatin 1:0.  Kjo ndeshje i takoi javës së 35-të të Serie A. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Hysaj, asistoi te goli i fitores të cilin e realizoi Boulaye Dia në minutën e parë. 

Hysaj u ndëshkua më pas me karton të kuq. 

31-vjeçari Hysaj në minutën e 66-të u ndëshkua me karton të verdhë kurse dhjetë minuta më pas ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.

Ndërkohë edhe Empoli nga minuta e 38-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Lorenzo Colombo njësoj si Hysaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 

Te Empoli ndeshjen e kompletoi Ardian Ismajli. Arijon Ibrahimoviqi ishte në bankën e rezervistëve te Lazio. 

Hysaj në 12 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka kontribuar me tri asistime.  Lazio ka 63 pikë dhe është në zonën “Champions”. 

Enpoli renditet në pozitën e parafundit me 25 pikë. Po lufton për mbetje në elitë.  Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro.