Lazio e dy yjeve shqiptare, Valon Berisha dhe Thomas Strakosha, ka arritur të marrë tri pikë të plota nga ndeshja e xhiros së tretë në Grupin H të Ligës së Evropës ndaj Marseilles.
Lazio triumfoi 1 me 3 si mysafire me golat e Wallacet, Caicedos dhe Marushiqit. Te francezët shënoi Payeti.
Strakosha u paraqit për 90 minuta, teksa ylli i Kosovës hyri në fushë në minutën e 62-të.
Lazio është e dyta në grup me gjashtë pikë, tri më pak se Frankfurti që udhëheq. Marseille dhe Apolloni janë me vetëm nga një pikë.