Pas Antonio Contes nga klubi i Interit mund të largohet edhe sulmuesi Lautaro Martinez. Sipas mediave italiane bisedimet mes lojtarit dhe klubit janë ndërprerë për vazhdimin e kontratës. Lautaro ka kontratë me zikaltërit deri në vitin 2023 dhe ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh. Drejtuesit e klubit italian tash e disa kohë janë duke tentuar ta bindin argjentinasin të vazhdoj kontratën. Interesim për sulmuesin 23-vjeçar ka shprehur Barcelona. Lautaro këtë sezon me Interin në të gjitha garat ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 11 asistime.
Ai është pjesë e klubit italian që nga viti 2018 kur u transferua nga Racing.
Artikuj të ngjashëm