Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka zbuluar se e ardhmja e sulmuesit Alexandre Lacazette do të kuptohet pas përfundimit të sezonit.
Arteta ka thënë se klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshje që të fokusohen në pjesën te mbetur të sezonit dhe diskutimet për kontratën e re të bëhen gjatë verës.
“Ne kemi diskutuar që në fund të sezonit, kur të dimë se ku jemi, do të marrim një vendim së bashku. Ne ramë dakord që vendimi të merret në verë dhe atëherë do ta bëjmë atë”, u shpreh Arteta.
Lacazette është në vitin e fundit të kontratës me “Topçinjtë”.
Artikuj të ngjashëm