Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arteta shpreson ta mbajnë Lacazetten

Mikel Arteta mbetet i pasigurt nëse Alexandre Lacazette do të qëndrojë në Arsenal.

Kontrata e sulmuesit skadon në fund të sezonit, por Arteta sugjeroi se “Topçinjtë” ende mund t'i ofrojnë atij një kontratë të re në muajt e ardhshëm.

“Unë ju thashë, në fund të sezonit ku ne e dimë se ku jemi, ne do të ulem dhe do të vendosim se çfarë të bëjmë. për të ecur përpara”, deklaroi Arteta.

Lacazette këtë edicion është një ndër lojtarët kryesor te londinezët.

Ai këtë edicion ka realizuar pesë gola dhe ka bërë tetë asistime në të gjitha garat.