Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali i ofron kontratë të re Artetas

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta pritet së shpejti ta firmosë kontratën e re me klubin nga Londra. Mediumet britanike kanë njoftuar të mërkurën se krerët e Arsenalit tashmë i kanë ofruar kontratën e re trajnerit spanjoll me rritje të pagës.

Artetas i është ofruar kontratë trevjeçare që do ta mbante në krye të Arsenalit deri në vitin 2025, me një pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh.

Në klub janë të kënaqur me punën e Artetas, i cili ka marrë drejtimin e ekipit prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm.