Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka mbështetjen e plotë të bordit të klubit. Mediat angleze kanë bërë të ditur se Arteta nuk do të shkarkohet edhe nëse londinezët nuk arrijnë të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri.
Drejtuesit e klubit anglez thuhet se kanë besim të plotë në trajnerin spanjoll. Madje, thuhet se Arteta pritet së shpejti të firmosë kontratën e re pasi aktualja i skadon në vitin e ardhshëm.
Këtë sezon në Premier League pas 21 ndeshjeve, Arsenali zë vendin e gjashtë në tabelë me 36 pikë të tubuara.
Artikuj të ngjashëm