Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arteta ka mbështetjen e klubit

Trajneri Mikel Arteta ka mbështetjen e plotë të bordit të skuadrës së Arsenalit.

Pavarësisht rezultateve negative në fillimin e edicionit të ri trajneri spanjoll do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv, Josh Kroenke.

“Ai është shumë mbështetës, shumë i pasionuar pas klubit dhe dëshiron ta çojë klubin në një nivel tjetër”, deklaroi Kroenke.

Arsenali pas katër xhirove në Premier League është në pozitën e 17-të me tri pikë të tubuara.