Sulmuesi Alexandre Lacazette ka bërë të ditur se është në negociata me shumë skuadra, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Në një intervistë për “Canal Plus”, Lacazette ka thënë të hënën se është i hapur për çdo opsion të mundshëm për sezonin e ardhshëm.
30-vjeçari në verë do të jetë futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata me skuadrën e Arsenalit. Ai ka thënë se synimi i tij është që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve.
“Jam në bisedime me shumë ekipe dhe jam i hapur për oferta. Unë dua të luaj në Champipons, pasi ka kohë që nuk kam luajtur dhe po më mungon kjo garë”, ka thënë Lacazette.
Francezi është kapiten i Arsenalit dhe ekipit nga Londra iu bashkua në vitin 2017 nga Lyoni. Këtë sezon, ai ka gjashtë gola e tetë asistime në të gjitha garat.