Franco Foda ka bërë edhe një listë të lojtarëve rezervë te përfaqësuesja e Kosovës.
Deri më tani listë rezervë nuk është publikuar për grumbullime te Kosovës.
FFK-ja ka njoftuar se në listën rezervë janë Mustafë Abdullahu, Kreshnik Hajrizi, Lirim Kastrati, Qendrim Zyba, Altin Zeqiri, Emir Sahiti, Shkelqim Vladi e Muhamet Hyseni.
Ndërkohë Lindon Emërllahu i Ballkanit fillimisht do të jetë i grumbulluar me Kosovën U21 për ndeshjen ndaj Gjermanisë e prej 23 marsit grumbullohet me Kosovën A.