Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar arritje të jashtëzakonshme organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë në vitin 2030.
“Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve”, ka shkruar Kurti me të përfunduar votimi në Heraklion të Greqisë.
Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e quajti një lajm fantastik jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Republikën e Kosovës.
"Ky është lajm fantastik mbasi këto lojëra Mesdhetare do të jenë ngjarje e madhe sportive për krejt Kosovën. Për zhvillimin e ngjarjeve sportive të 24 disiplinave garuese, do t’i përdorim terrenet e sallat sportive edhe në Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Podujevë, e Mitrovicë. Kurse me zhvillimin e garave detare në qytetin e Durrësit, nëpërmjet një partneriteti tejkufitar mes shteteve, që po ashtu do të dëshmohet për herë të parë në historinë e Lojërave Mesdhetare, do t’i shndërrojmë ato në një festë të madhe sportive për krejt kombin tonë. Lojërat Mesdhetare - Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv dhe jo vetëm për mbarë kombin shqiptar", ka deklaruar Rama.
-
Kurti: Organizimi i Lojërave Mesdhetare shënon moment historik
-
Rama njofton se ICMG-ja ka miratuar vazhdimin e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare
-
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030
-
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
-
Një vit i humbur, përgatitjet për Lojërat Mesdhetare pritet të fillojnë tani