Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Të martën në Prishtinë është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Në mbledhje mori pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Ai i ka cilësuar Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” si një nga projektet më të rëndësishme që Kosova do të realizojë në vitet e ardhshme.

Gjatë mbledhjes është diskutuar për koordinimin e aktiviteteve dhe përgatitjeve ndërinstitucionale për organizimin e LM “Prishtina 2030”.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve, me synimin që përgatitjet të zhvillohen sipas planit dhe standardeve të kërkuara për organizimin e kësaj ngjarjeje të nivelit të lartë.