Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova rrezikon ta humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare

Prishtina 2030

Kosova rrezikon ta humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030, sipas një letre të dërguar nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) në adresë të kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe të kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi. 

Sipas letrës që është publikuar nga Rama, ICMG-ja e ka paralajmëruar Kosovën për shkak të dështimit për t’i përmbushur detyrimet financiare dhe administrative. 

Në letër thuhet se ICMG-ja nuk ka marrë përgjigje në një letër që e ka nisur nga 21 shtatori 2026. Sipas letrës, edhe garancia e sigurimit që duhej të përfundonte në janar të vitit 2026 mungon, derisa nuk është paguar as tarifa për muajin qershor 2026.

ICMG-ja ka paralajmëruar se problemet e evidentuara mund të rrezikojnë seriozisht përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Më 19 dhjetor, Komiteti Ekzekutiv do ta shqyrtojë propozimin për thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për të ardhmen e lojërave.

E Rama në statusin e tij në Facebook, tek ka publikuar letrën, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për këto zhvillime. 

Edhe Rama njofton se ICMG-ja ka miratuar vazhdimin e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Sport Rama njofton se ICMG-ja ka miratuar vazhdimin e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare

“Ajo që kemi paralajmëruar vazhdimisht, sot po konfirmohet zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG). Tash, kur është radha e Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, në krye të të cilit Albin Kurti e ka vendosur vetveten, si asnjë shtet tjetër, Kosova po rrezikon ta humbasë këtë mundësi historike! Sot, ICMG konfirmon mungesën e përgjigjeve institucionale dhe si rrjedhojë më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe do të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për të ardhmen e Lojërave. Kjo është humbja më e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj!”, ka shkruar Rama.

Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 u konsiderua një prej sukseseve më të mëdha në historinë e sportit të Kosovës.

May be an illustration of text
Letra e publikuar nga Rama në Facebook
May be an illustration of text
Letra e publikuar nga Rama në Facebook