Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Sport

Kosovo riskiert den Verlust der Ausrichtung der Mittelmeerspiele.

Priština 2030

Kosova rrezikon ta humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030, sipas një letre të dërguar nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) në adresë të kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe të kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi. 

Sipas letrës që është publikuar nga Rama, ICMG-ja e ka paralajmëruar Kosovën për shkak të dështimit për t’i përmbushur detyrimet financiare dhe administrative. 

Në letër thuhet se ICMG-ja nuk ka marrë përgjigje në një letër që e ka nisur nga 21 shtatori 2026. Sipas letrës, edhe garancia e sigurimit që duhej të përfundonte në janar të vitit 2026 mungon, derisa nuk është paguar as tarifa për muajin qershor 2026.

ICMG-ja ka vlerësuar se këto probleme rrezikojnë seriozisht përgatitjen dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030. Në mbledhjen e rregullt më 19 dhjetor, ICMG-ja do ta shqyrtojë mundësinë për thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme për të ardhmen e lojërave.  

E Rama në statusin e tij në Facebook, tek ka publikuar letrën, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për këto zhvillime. 

ebenfalls Rama verkündet, dass das ICMG die Fortsetzung der Vorbereitungen für die Mittelmeerspiele genehmigt hat. Sport Rama verkündet, dass das ICMG die Fortsetzung der Vorbereitungen für die Mittelmeerspiele genehmigt hat.

“Ajo që kemi paralajmëruar vazhdimisht, sot po konfirmohet zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG). Tash, kur është radha e Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, në krye të të cilit Albin Kurti e ka vendosur vetveten, si asnjë shtet tjetër, Kosova po rrezikon ta humbasë këtë mundësi historike! Sot, ICMG konfirmon mungesën e përgjigjeve institucionale dhe si rrjedhojë më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe do të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për të ardhmen e Lojërave. Kjo është humbja më e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj!”, ka shkruar Rama.

Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 ishte prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e sportit të Kosovës.

Kann eine Illustration des Textes sein
Brief veröffentlicht von Rama
Kann eine Illustration des Textes sein
Brief veröffentlicht von Rama