Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se organizimi i Lojërave Mesdhetare në vendin tonë do të shënonte moment historik.
Në shtator pritet vendimi që Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 të organizohen në Prishtinë.
Të premten Kurti ka pritur një komision vlerësuar të organizatës së Lojërave Mesdhetare.
“Jemi shteti më i vogël që ndonjëherë ka shpallur kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare. Sot u konfirmua që jemi kandidat serioz për organizimin e tyre. Edicioni i 21-të i kësaj ngjarjeje multi-sportive i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut. Organizimi i tyre në Kosovë do të shënonte një moment historik jo vetëm për vendin, dhe jo vetëm për sportin. Komisionin vlerësues të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), drejtuesit e të cilit i mirëpritëm sot në kryeministri, i sigurova për mbështetjen, angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë në përgatitjet e kandidaturës sot, e në organizimin nesër të Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030”, ka shkruar Kurti.
-
Kurti për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030: Arritje e jashtëzakonshme
-
Kurti: Kandidatura e Kosovës për Lojërat Mesdhetare, momenti historik për zhvillimin e sportit
-
Rama njofton se ICMG-ja ka miratuar vazhdimin e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare
-
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030
-
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”