Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rama njofton se ICMG-ja ka miratuar vazhdimin e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare

Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në Asamblenë e Jashtëzakonshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) është miratuar prezantimi i propozimit dhe vazhdimi i përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Rama e ka cilësuar këtë si një hap të madh për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, duke theksuar se Prishtina “po ecën me siguri drejt 2030-s me vizion të qartë, plan konkret dhe energjinë e një gjenerate që beson se mund të bëjë histori”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se Lojërat Mesdhetare nuk përfaqësojnë vetëm sportin, por nënkuptojnë zhvillim urban, infrastrukturë moderne, mundësi për të rinjtë dhe një dritare për ta prezantuar Prishtinën para botës.

Kryetari falënderoi Komitetin Olimpik të Kosovës, administratën e kryeqytetit dhe Qeverinë e Kosovës për përkushtimin dhe partneritetin në këtë proces. Po ashtu, ai shprehu mirënjohje për Qeverinë e Shqipërisë dhe Komitetin Olimpik të Shqipërisë për mundësimin e qasjes në det, duke e cilësuar këtë si një bashkëpunim që e forcon dimensionin mesdhetar të projektit.

“Së bashku gjithmonë mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. Puna e madhe sapo ka nisur dhe ne do ta bëjmë bashkë”, ka deklaruar Rama.