Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, kanë nënshkruat të premten marrëveshje të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.
"Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë", thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
Artikuj të ngjashëm
-
U mbajt mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
-
Pas rreth dy vjetësh, ndodh takimi bilateral mes kryeministrave Kurti e Rama
-
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
-
Kurti takohet me përfaqësues të KOK-ut dhe Komunës së Prishtinës, temë Lojërat Mesdhetare
-
Kuvendi miraton marrëveshjen për Lojërat Mesdhetare