Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe ata të Komunës së Prishtinës.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se u arrit dakordim që “bashkëpunimi i ngushtë sjell organizim të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare”.
Prishtina është zgjedhur organizatore e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.
“Hapat e mëtutjeshëm në kuptimin organizativ e ligjor janë në dakordim e sipër, me në thelb koordinimin e ngushtë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me palët tjera nënshkruese të kontratës në Kretë, Komitetit Olimpik dhe Komunës së Prishtinës. Organizimi i suksesshëm i Lojërave Mesdhetare 2023 është interes shtetëror, andaj të gjitha palët shprehën gatishmëri për efikasitet të plotë përmes kontributit të menjëhershëm e përkushtimit të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Është raportuar për një përçarje mes pushtetit qendror dhe Komunës së Prishtinës sa i përket Lojërave Mesdhetare.
Edhe
Rama kërkon takim për zgjidhje të problemit, KOK-u “hesht”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media muajin e kaluar kishte thënë se Qeveria e Kosovës ka synuar të marrë në dorë menaxhimin e lojërave.
Ai madje kishte folur për rrezikun që Lojërat Mesdhetare të mos mbahen në Prishtinë.
-
Rama akuzon Kurtin për rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
-
Kosova rrezikon ta humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare
-
U mbajt mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
-
Rama njofton se ICMG-ja ka miratuar vazhdimin e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare