Një tribunë e stadiumit "Maksimir" në Zagreb, ajo jugore, do të jetë e rezervuar për tifozë të Kosovës për ndeshjen ndaj Kroacisë. Kroacia e pret Kosovën më 2 shtator në kuadër të eliminatoreve për botërorin e futbollit "Rusia 2018". Federata e Futbollit të Kroacisë ka nxjerrë të enjten në shitje biletat për takimin me Kosovën, ndërsa ka bërë të ditur se pret numër të madh të tifozëve të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Bileta për tribunën jugore, përkatësisht për tifozët e Kosovës, do të kushtojë 30 kuna (4,05 euro). Në shitje për tribunat e tjera do të dalin bileta me çmim prej 30, 50, 100 dhe biletat më të shtrenjta do të jenë 150 kuna kroatë (20 euro), në zonën VIP. Prej të enjtes biletat mund të blihen përmes internetit, ka njoftuar Federata kroate në sajtin e saj. Në stadium biletat mund të blihen prej 28 gushtit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ka nisur shitja e biletave për Kroaci-Kosovë, ky është çmimi për kosovarët
-
Sllovakia bën thirrje për përkrahje masive ndaj Kosovës
-
Për tri orë shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosove – Slloveni
-
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni
-
Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Ukrainë