Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni. Ndeshja Kosovë – Slloveni luhet më 10 tetor dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. “Të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Kosovë – Slloveni, që zhvillohet më 10 tetor, janë shitur në kohë rekord. Faleminderit tifozëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe motivi ynë më i madh drejt sukseseve të reja”, shkruan në njoftimin e FFK-së.
Ishte pritur interesim i madh pas fitores ndaj Suedisë.
Biletat për tribunat në veri e në jug kushtuan 10 euro.
Për tribunën lindore, biletat kishin çmim prej 20 euro, ndërsa për tribunën perëndimore prej 30 euro.
Biletat për zonën VIP kushtuan 100 euro.
-
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Slloveni-Kosovë
-
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni
-
Te Sllovakia thonë se Kosova nuk do të ketë më shumë tifozë
-
FFK-ja njofton për shitjen e të gjitha biletave për ndeshjen në “Fadil Vokrri”
-
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Bratislavë, sllovakët flasin për lojtarin e “12-të”