Biletat për tifozët vendas për ndeshjen Sllovaki – Kosovë janë shitur ditë më parë. Çmimi i tyre ishte 19 euro, 29 euro dhe 49 euro.
Por tashmë biletat po ofrohen në treg të zi, kanë njoftuar mediat sllovake të martën.
Disa ofrohen për 70 euro, ndërsa ka edhe me çmim prej 98 euro, shkruan “Sport24”.
Federata sllovake është kujdesur që biletat për sllovakët mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës.
Megjithatë mbështetës të Kosovës pritet të ketë edhe në pjesë të tjera të stadiumit, pos atyre në tribunën për mysafirë.
Artikuj të ngjashëm
-
Sllovakia bën thirrje për përkrahje masive ndaj Kosovës
-
Sllovakët po shesin biletat, marrin masat që ato mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës
-
Dalin në shitje biletat për Kosovë – Zvicër
-
Për tri orë shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosove – Slloveni
-
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni