Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi vazhdon kontratën me Zuerichun

Mesfushori ofenziv, Bledian Krasniqi ka vazhduar kontratën me skuadrën ku e kaloi thuajse gjithë karrierën. Të premten klubi i madh zviceran, Zuerich, ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me 21-vjeçarin deri në vitin 2027. Kontrata e vjetër e Krasniqit skadonte në vitin 2026.

Krasniqi është rritur te Zuerichu, tek e cila skuadër është prej moshës 8-vjeçare. Këtë edicion ka shënuar një gol në tetë paraqitje në Superligën e Zvicrës. Gjithsej për Zuerichun i ka 81 ndeshje, ndërsa ka katër gola e katër asistime.

Për dy vjet Krasniqi ishte i huazuar te Wili, por Zuerichu nuk hoqi dorë prej tij. Krasniqi ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Zvicrës. Tani është tek U21. Fanellën e Zvicrës e ka mbajtur në 38 ndeshje.