Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bledian Krasniqi rinovon kontratën me Zuerichun

Mesfushori Bledian Krasniqi ka rinovuar për dy vjet kontratën me Zuerichun. Ekipi zviceran ka bërë të ditur të martën se 22-vjeçari e ka rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2026.

Te Zuerichu e shohin Krasniqin si lojtar të ardhmes dhe janë shprehur të lumtur me rinovimin e kontratës së tij.

“Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë të përfshirët në zhvillimin e talenteve te Zuerichu. Me rinovimin e kontratës, Bledi gjithashtu ka dërguar një sinjal pozitiv në aspektin e lojalitetit ndaj klubit, ku është rritur”, ka thënë presidenti i Zuerichut, Ancillo Canepa.

Krasniqi është rritur te Zuerichu dhe ka luajtur për të gjitha gjeneratat e reja, përpara se të debutonte me ekipin e parë në nëntor të vitit 2018.

Prej vitit 2019 deri në vitin 2021, Krasniqi ishte i huazuar te skuadra e Willit në kategorinë e dytë, përpara se të rikthehet te Zuerichu.

Edhe Krasniqi vazhdon kontratën me Zuerichun Sport Krasniqi vazhdon kontratën me Zuerichun

Edicionin e fundit, Krasniqi shënoi 2 gola dhe bëri 1 asistim në 41 paraqitje për Zuerichun në të gjitha garat.

Gjithashtu, ai ishte edhe pjesë e Përfaqësueses U21 të Zvicrës që u paraqit në Kampionatin Evropian.