Laurit Krasniqi ka vazhduar kontratën me skuadrën e Royal Antwerpit edhe për tre sezone tjera.
Lajmi është bërë i ditur të mërkurën në mëngjes nga klubi belg.
Krasniqi ishte titullar në dy ndeshjet kundër Dritës në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe shënoi gol në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ai debutoi në elitën e futbollit të Belgjikës në sezonin e kaluar, në ndeshjen e plejofit kundër Unionit.
Mbrojtësi i krahut të majtë është pjesë e Royal Antwerpit që nga grupmosha U8.
Në fund të muajit korrik i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në futboll.