Laurit Krasniqi do të largohet nga Antwerpi belg. Mbrojtësi kosovar është afër huazimit te Roda.
Skuadra holandeze e Kategorisë së Dytë e ka parë Krasniqin si lojtar ideal për pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë.
Kështu ka raportuar “gva.be”. 22-vjeçari ka luajtur pesë ndeshje për ekipin e parë të Antwerpit.
Ai një vit më parë pati shënuar golin ndaj Dritës, që ia solli ekipit belg kalimin tutje në Ligën e Konferencës.
Krasniqi do të largohet për shkak të konkurrencës së madhe.
Është vlerësuar që për zhvillimin e karrierës së tij është më mirë t’i bashkohet Rodës ku do të ketë më shumë hapësirë për lojë.
Ai me klubin elitar të Belgjikës ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Pjesë e Antwerpit është edhe sulmuesi i krahut, Arbnor Muja.