Mbrojtësi i krahut, Laurit Krasniqi në edicionin 2023/24 do të paraqitet në divizionin e dytë të Holandës.
Krasniqi është huazuar te skuadra e Rodas për një vit nga Antwerpi i Belgjikës.
Huazimin njëvjeçar të Krasniqit e ka konfirmuar të hënën edhe ekipi belg.
Në njoftimin e kampionit të Belgjikës thuhet se Krasniqi deri në fund të edicionit do të luaj në formë huazimi te Roda, ndërsa 22-vjeçarit i ka dëshiruar suksese tek ekipi holandez.
Krasniqi verën e shkuar u promovua në ekipin e parë të Antwerpit, me të cilin fitoi titullin dhe kupën e Belgjikës.
Regjistroi 23 paraqitje dhe shënoi 2 gola në të gjitha garat për Antwerpin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm