Mesfushori Endrit Krasniqi nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Prishtinës për sezonin 2022/23.
Krasniqi të premten nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se do të largohet nga Prishtina për ta vazhduar karrierën diku tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se ka qenë i privilegjuar që gjatë tri sezoneve të fundit ka qenë pjesë e Prishtinës, ekip me të cilin ka fituar tre trofe: titullin, Kupën dhe Superkupën e Kosovës.
“Çdo fillim e ka edhe fundin. Ka qenë nder dhe privilegj për mua që ta barti fanellën e Prishtinës në dy periudha të ndryshme së fundmi në tre vitet e fundit. Ndjehem krenar që kam arritur ta ndihmojë ekipin në fitimin e të gjithë titujve të mundshëm në futbollin e Kosovës, Titullin , Kupën dhe Superkupën. Prishtina dhe tifozët e veçantë "Plisat" do të mbeten gjithmonë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka. Shihemi së shpejti në një ambient të ri”, ishte postimi i Krasniqit.