Endrit Krasniqi e ka konfirmuar largimin nga klubi i futbollit Prishtina.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nuk e ka vazhduar kontratën me Prishtinën, skuadër me të cilën ka fituar katër trofe.
Krasniqi 28-vjeçar së fundi ka qëndruar për katër vjet në klubin Prishtina.