Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U20 pëson me 42 pikë dallim nga Kroacia

Basketbollistet e Kosovës U20 e kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Kampionatin Evropian të Divizionit B. Të dielën në Craiova të Rumanisë, Kosova U20 pësoi me 42 pikë dallim nga Kroacia U20. Kroatet e reja fituan me rezultatin 85:43.

Dallimi u bë që në çerekun e parë të cilin Kosova e humbi 26:9. Kroatet më pas kanë dominuar deri në fund për fitoren e thellë.

Enisa Kamerolli ishte më e mira te Kosova me 18 pikë e tetë kërcime. Ajo ishte e vetmja me pikë dyshifrore. Astera Tuhina i realizoi gjashtë pikë, ndërsa kishte shumë gjuajtje të humbura. Gjashtë pikë i kishte edhe Anilë Selmani. Të premten Kosova U20 humbi 87:57 nga Holanda.

Ndërkohë Kroacia kishte pësuar 69:56 nga Sllovenia. Kosova të mërkurën luan me Slloveninë në ndeshjen e fundit në grup.