Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U20 mposhtet edhe nga Bullgaria

Basketbollistet e Kosovës U20 e kanë humbur edhe ndeshjen e radhës në Kampionatin Evropian të Divizionit B në Craiova të Rumanisë. Në kuadër të garës për plasman prej pozitës së nëntë deri në pozitën e 17-të, Kosova humbi nga Bullgaria me rezultat 80:62. Bullgaret u shkëputën në periudhën e parë, të cilën e fituan 28:12. Atyre u takoi edhe periudha e tretë, 25:16. Ndërkohë në periudhën e fundit kosovaret u munduan të reagojnë duke fituar 14:7.

Astera Tuhina ishte më e mira te Kosova me 16 pikë e katër kërcime. Enisa Kamerolli i kishte 22 pikë e shtatë kërcime.

Të enjten Kosova U20 humbi thellë, 93:32 nga Sllovakia.

Në grupe kishte pësuar me rezultat të lartë nga Holanda, Kroacia dhe Sllovenia. Është në kërkim të fitores së parë. Të shtunën Kosova U20 luan me Austrinë.