Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Humbje e thellë për Kosovën U20 nga Sllovenia

Basketbollistet e Kosovës U20 kanë pësuar humbje me 30 pikë dallim nga Sllovenia e kësaj grupmoshe.

Të mërkurën në mbrëmje në Isalnita të Rumanisë, Kosova U20 u mposht 79:49 nga Sllovenia, në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B.

Sllovenet fitoren e siguruan në pjesën e parë.

Çerekun e parë, sllovenet e fituan me rezultatin 18:14, kurse periudhën e dytë e fituan me 18 pikë epërsi, 28:10.

Në pushim shkuan me epërsi prej 22 pikëve, të cilën e ruajtën deri në fund dhe nuk e rrezikuan fitoren.

Astera Tuhina me 11 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime dhe Anile Selmani me 13 pikë e dy kërcime ishin më të dalluarat te Kosova. Lojë të mirë me 14 pikë të realizuara kishte edhe Vanesa Bojku, por që nuk mjaftuan për ta shmangur disfatën e radhës në Grupin C.

Edhe Kosova U20 mposhtet edhe nga Bullgaria Sport Kosova U20 mposhtet edhe nga Bullgaria

Kosova nga Holanda U20 humbi 87:57, kurse nga Kroacia u mposht 85:43 dhe e mbyll fazën grupore në pozitën e fundit me tri disfata në po aq ndeshje të luajtura.

Të enjten do të luajë ndaj Sllovakisë U20 në ndeshjen për plasmanin e vendeve prej 9 deri në 17.