Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futbollin e sallës, e ka mbyllur me humbje fazën kryesore të kualifikimeve për Evropianin e këtij viti. Kosova U19 të dielën e zhvilloi ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit 3 dhe u mposht nga Bjellorusia me rezultatin, 7:3. Edhe ky ballafaqim u zhvillua në Fafe të Portugalisë, që ishte nikoqire e këtij grupi.
Portugalia e ka fituar këtë grup. Bjellorusia mbeti e dyta, ndërsa Kosova e treta në Grupin 3.
Në vendin e fundit është Sllovakia. Kosova U19 në fazën “Main Round” shënoi fitore në ndeshjen e parë 7:1, ndërsa u mposht nga Portugalia në duelin e dytë, 7:4. Vetëm fituesit e shtatë grupeve kalojnë në ndeshjen finale të Evropianit. Evropiani i grupmoshës U19 në futsall do të organizohet në Poreç të Kroacisë në muajin shtator. Kampione në dy edicionet e kaluara ishte Spanja.