Futbollistët e Përfaqësueses U19 të Kosovës e kanë nisur me fitore turneun “Roma Caput Mundi”. “Dardanët” e rinj të martën mposhtën 2:1 Përfaqësuesen e Ligës Kombëtare Amatore të Italisë.
Dy golat e fitores i shënoi Emir Rashica. Përfaqësuesja kosovare e drejtuar nga Ramiz Krasniqi, që në minutën e tretë, kaloi në epërsi me golin e Rashicës. Rashica golin e dytë e shënoi në minutën e 26-të, derisa golin e vetëm për italianët e shënoi Graziani, në minutën e 41-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova është kampione në fuqi e këtij turneu, derisa ndeshjen e dytë e luan të martën kundër skuadrës italiane, Abruzzo LND.