Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një fitore e Kosovës U19 në Itali

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në turneun “Roma Caput Mundi” që po mbahet në Itali. Sipas njoftimit të FFK-së, Kosova U19 fitoi me penallti ndaj skuadrës italiane, Abbruzzo, të martën.

Të hënën 19-vjeçarët e fituan ndeshjen e parë.

Në ndeshjen e së martës nuk kishte gola në kohën e rregullt dhe fituesi i përcaktua me penallti. Kosova fitoi 5:4. Kosova të enjten e luan ndeshjen e fundit, ndaj Greqisë. Me fitore eventuale e mbronë titullin e kampionit.

Artikuj të ngjashëm