Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U18 në gjysmëfinale të “IHF Trophy”

kosova

Kosova U18 ka fituar ndaj Bullgarisë së kësaj grupmoshe dhe ka avancuar në gjysmëfinale të Kampionatit “IHF Trophy” për zonën evropiane për hendbollistët e rinj. 

“Dardanët” e grupmoshës U18 të mërkurën në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë, fituan përballë bullgarëve me rezultatin 35:33. 

Ndeshja ishte dramatike dhe u vendos fare në fund. 

Portieri Olt Kabashi priti penallti në minutën e 59-të dhe dy pritje të tjera i pati në minutën e fundit të ndeshjes. 

Ishte meritor që Kosova arriti fitoren dhe avancimin në gjysmëfinale nga vendi i parë në Grupin B. 

Edhe Kosova U18 fiton “IHF Trophyn”, mbetet në garë për kualifikim në Botëror Sporte të tjera Kosova U18 fiton “IHF Trophyn”, mbetet në garë për kualifikim në Botëror

Në ndeshjen e parë, Kosova U18 fitoi ndaj Moldavisë. 

Hendbollisti Olsi Mulaj pati më së shumti gola të realizuar, 12 gjithsej. 

Nga gjashtë gola i shënuan Amar Muqolli dhe Granit Kadiri. 

Kabashi, Mulaj e Muqolli janë hendbollistë të Besa Famgasit, kurse Kadiri aktivizohet te kampioni në fuqi, Rahoveci. 

Kosova U18 në Grupin B ka katër pikë nga dy ndeshje, ndërsa Bullgaria e Moldavia janë pa pikë, pas një ndeshjeje të zhvilluar. 

Moldavia dhe Bullgaria luajnë të enjten nga ora 17:00. 

Edhe Kosova U18 në finale të “IHF Trophy” Sporte të tjera Kosova U18 në finale të “IHF Trophy”

Gjysmëfinalistin, Kosova U18 e mëson të enjten pasi të përfundojnë ndeshjet e Grupit A. 

Do të luajë kundër përfaqësueses që përfundon në vendin e dytë në atë grup. 

Gjeorgjia U18 dhe Britania e Madhe U18 pas dy ndeshjeve kanë nga katër pikë, kurse Qiproja dhe Shqipëria janë pa pikë. 

Ndeshja Gjeorgjia – Britania e Madhe për këtë grupmoshë, luhet të enjten nga ora 13:00, kurse Qipro – Shqipëria luhet nga ora 11:00. 

Këto janë ndeshje kualifikuese për Kampionat Botëror. 

Edhe Kosova U19 e humb edhe ndeshjen e dytë në Botëror Sporte të tjera Kosova U19 e humb edhe ndeshjen e dytë në Botëror

Fituesi avancon në fazën ndërkontinentale të “IHF Trophy”. 

Përfaqësuesja e cila e fiton këtë fazë kualifikuese, do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror.