Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kosova U18 në finale të “IHF Trophy”

Kosova U18

Kosova U18 ka fituar ndaj Britanisë së Madhe dhe ka avancuar në finale të Kampionatit “IHF Trophy” për zonën evropiane për hendbollistët e rinj.

“Dardanët” e grupmoshës U18 të premten në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë, fituan përballë Britanisë së Madhe me rezultatin 29:26.

Më meritori për fitoren e Kosovës U18 ishte portieri Olt Kabashi duke bërë 20 pritje.

Kontribut të madh kanë dhënë edhe Olsi Mulaj që realizoi 13 gola kurse nga katër gola i shënuan Amar Muqolli dhe Granit Kadiri.

Kosova në finale do të takohet me Bullgarinë të shtunën nga ora 16:30.

Edhe Hendbollistet e Kosovës U17 fitojnë ndaj Azerbajxhanit Sporte të tjera 7 muaj më parë Hendbollistet e Kosovës U17 fitojnë ndaj Azerbajxhanit

Fituesi avancon në fazën ndërkontinentale të “IHF Trophy”.

Përfaqësuesja e cila e fiton këtë fazë kualifikuese, do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror.