Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Hendboll, Kosova U18 në finale të “IHF Trophy”

Hendboll

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll e ka siguruar finalen në “IHF Trophy Intercontinental”. 

Të shtunën mbrëma në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, “Dardanët” e rinj triumfuan me një gol dallim ndaj SHBA-së, 27:26

Kosova e mbylli edhe pjesën e parë me dy gola dallim, 13:11.

Ishte një lojë e barabartë por që në fund arriti të triumfojë Kosova.

Më të dalluarit në fitoren e Kosovës ishin Olsi Mulaj dhe Amar Muqolli. 

Të dy hendbollistët e rinj i kishin nga nëntë gola. 

Edhe Hendboll, Kosova U18 fiton ndeshjen dramatike me Nigerinë Sporte të tjera Hendboll, Kosova U18 fiton ndeshjen dramatike me Nigerinë

Kosova U18 në finale të “IHF Trophy” do të takohet me Nigerinë. 

Nigeria në gjysmëfinale e mposhti Uzbekistanin me rezultatin e thellë, 43:29. 

Fituesi i këtij ballafaqimi do të kualifikohet në Kampionatin Botëror.