Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U18 humb edhe ndeshjen e dytë

Volejbollistët e Përfaqësueses U18 të Kosovës kanë regjistruar edhe humbjen e dytë në po aq ndeshje të luajtura në kuadër të kualifikimeve për Evropian. Të premten mbrëma, Kosova U18 pësoi nga Maqedonia e Veriut 3:0 në sete në ndeshjen e luajtur në Strumicë.

Setin e parë, Maqedonia e Veriut e fitoi me rezultatin 25:19, ndërsa në të dytin Kosova nuk mori më shumë se 18 pikë, përpara se të tretin ta humbë me shifrat 25:19.

Për “Dardanët” e rinj kjo ishte ndeshja e fundit e fazës grupore dhe disfata e dytë, pasi të enjten pësuan me rezultatin identik në sete nga Greqia.

Kosova U18 përfundoi e fundit në Grupin A pa pikë.