Përfaqësuesja U18 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në volejboll, ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Evropianin e këtij viti.
Të enjten në mbrëmje në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, Kosova e udhëhequr nga përzgjedhësi Blendi Haxhikadria, humbi në ndeshjen e Grupit A nga Greqia, me rezultatin 3:0 në sete.
Setin e parë dhe të dytë, Kosova e humbi me rezultat identik, 25:12.
Seti i tretë ishte më i niveluar, megjithatë, Kosova sërish humbi por me shifrat 25:23.
Ndeshjen tjetër, Kosova e luan të premten kundër Maqedonisë së Veriut që është nikoqire e grupit.
Dy të parat avancojnë në rrethin tjetër të garës.
Në Grupin B janë Turqia, Rumania dhe Serbia.
Artikuj të ngjashëm