Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futbollin e femrave është mposhtur edhe në ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropianin e këtij viti.
Kosova U17 të mërkurën gjatë ditës humbi edhe nga Italia U17 me rezultatin 4:0, në ndeshjen e Grupit 5 të Ligës A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte edhe ndeshja e fundit e “Dardaneve” të reja në këtë fazë të garës.
Të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit, dy gola i pranuan në pjesën e parë, në minutën e shtatë e të nëntë, dhe dy të tjerë në minutat 80 dhe 81.
Kosova me tri humbje nga po aq ndeshje të luajtura në Francë si nikoqire e këtij grupi, bie sërish në Ligën B.
Këtë grup e ka fituar Franca me nëntë pikë. Republika e Irlandës mori gjashtë pikë, kurse Italia e treta ka tri pikë.