Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mposhtet 5:0 nga Franca

Futbollistet e Kosovës U17 e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Euro 2023. Pasi u mposhtën 3:0 nga Irlanda, futbollistet e reja të Kosovës pësuan 5:0 nga Franca. Ndeshja u luajt në Bayonne të Francës, ku po zhvillohet turneu i grupit të pestë të Ligës A.

Kosova pas tri ditësh luan ndaj Italisë, por tashmë është pa gjasa për kualifikim. Megjithatë paraqitja në Ligën A vlerësohet sukses për futbollistet e Kosovës, ndërsa përvoja që po marrin me përfaqësuese të mëdha është shumë e rëndësishme.

“Edhe ndeshja kundër Francës dëshmoi se kjo ligë është e ekipeve të nivelit të lartë, të përgatitura mirë fizikisht dhe nga pikëpamja taktike. Vajzat tona përkundër humbjeve çdo ditë po përmirësohen, por kanë mungesë të madhe të përgatitjeve fizike, kjo si pasojë e punës nëpër klube dhe në përgjithësi në Ligën tonë”, ka thënë selektorja e Kosovës U17, Sanije Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm