Sport

Kosova pëson humbjen e dytë në “EuroVolley 2021”

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave e ka pësuar humbjen e dytë në kualifikimet për “EuroVolley 2021”.

Të shtunën në Podgoricë të Malit të Zi, Kosova u mposht nga Sllovakia 3:0 me sete.

Volejbollistet e drejtuara nga trajneri Lorik Ilazi setin e parë e humben me rezultatin 25:15 ku në minutat e para vashat kosovare ishin tejet rivalizuese.

Në setin e dytë volejbollistet kosovare treguan lojë të fort megjithatë ishin sllovaket që e fituan edhe këtë set me rezultatin 25:17.

Edhe seti i fundit i tako Sllovakisë 25:16. Te Kosova me lojë të mirë u veçua Dhurata Sylejmani me nëntë pikë.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan të dielën ndaj Finlandës.