Sport

Kosova pas pak mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Ka nisur në Amsterdam ceremonia e shortit për Ligën e Kombeve të UEFA-s për edicionin 2020\2021.

Pjesë e shortit është edhe Kosova, që do të garojë në Ligën C të Ligës së Kombeve. Liga e Kombeve e UEFA-s është garë në të cilën përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur sukses të madh. Kishte fituar grupin në Ligën D dhe kështu siguroi të drejtën të paraqitet në plejofin për kualifikim në Euro 2020.

Kosova është në vazon e dytë për shortin e Ligës C. Në vazon e dytë janë edhe Maqedonia Veriore, Bjellorusia dhe Qipro. Në vazon e parë janë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Gjeorgjia. Në vazon e tretë bëjnë pjesë Estonia, Sllovenia, Lituania dhe Luksemburgu. Ndërsa në vazon e katërt janë Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Moldavia.

Kosova do të jetë në grup me tri përfaqësuese tjera, ndërsa ndeshjet luhen prej 3 shtatorit deri më 17 nëntor të këtij viti.