Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova paraqet peshëngritësen Brajshori për Evropianin e Moskës

Kosova është një prej tridhjetë e nëntë federata kombëtare të peshëngritjes që ka paraqitur kërkesë të përkohshme për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që mbahet në Moskë të Rusisë.

Afati i aplikimit ishte të martën, ndërsa Kosova ka paraqitur Leonora Brajshori në kategorinë deri 55 kilogramë.

Evropiane është paraparë të mbahet midis 3 dhe 11 prill, ndërsa afati i fundit për aplikim është 1 prilli.

Kampionati Evropian ishte paraparë të mbahej nga 4 deri 12 prill të vitit të kaluar, por u shty disa herë shkaku i koronavirusit.