Boksierja Donjeta Sadiku po vazhdon përgatitjet për Kampionatin Evropian.
Sadiku po merr pjesë në kampin përgator në Sofje të Bullgarisë, ka njoftuar Federata kosovare e boksit të mërkurën.
Evropiani i boksit amator do të mbahet pikërisht në Sofje nga 15 deri më 26 shtator.
Sadiku së fundi e fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Sadiku triumfoi në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke e mposhtur në finale garuesen e Serbisë, rusen Kristina Kuluhova.