Kosova ka përfunduar seancën e fundit stërvitore përpara duelit të nesërm kundër Greqisë.
Në këtë stërvitje mungoi portieri Visar Bekaj, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është në izolim.
Elbasan Rashani gjithashtu ka pësuar një lëndim të vogël dhe do të vendoset nesër nëse do të jetë gati. Ai është parë teksa stërvitej veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës.
Kosova dhe Greqia takohen nesër nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2022.