Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Visar Bekaj rezulton pozitiv me COVID-19

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 përpara ndeshjes të së dielës kundër Greqisë në “Fadil Vokrri”.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i Përfaqësueses, Bajram Shala, në konferencë për shtyp.

Sipas Shalës, Bekaj është në izolim dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në rast të një testi negativ, ai do të jetë i gatshëm për Spanjën më 8 shtator, por do të mungojë nesër.