Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bekaj kalon kontrollat mjekësore te Hatayspori

Portieri i Kosovës, Visar Bekaj, i ka kaluar kontrollat mjekësore te skuadra e Superligës turke, Hatayspor.

“Ai kaloi kontrollat mjekësore”, shkruan në njoftimin e klubit turk në Instagram të mërkurën.

Bekaj 26-vjeçar ka kaluar në radhët e ekipit turk nga skuadra e Tiranës. Ai ishte pjesë e Tiranës prej vitit 2020.

Më herët në Kosovë ka luajtur për Ramiz Sadikun dhe Prishtinën.

Image