Karateistët e Kosovës e kanë kaluar pengesën e parë në Botërorin që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Kosova në luftën e parë në garën ekipore mposhti Belgjikën. Karateistët e Kosovës në luftën e dytë do t’i kenë përballë karateistët e Jordanisë.
Ndërkohë, karateistët e Shqipërisë kanë pësuar disfatë në luftën e parë nga Turqia.