Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova e treta në Botërorin e karatesë

Karateistet e Kosovës e kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në konkurrencë ekipore. Botërori u zhvillua në Budapest të Hungarisë, ndërsa përfaqësuesja Kosovës e siguroi vendin e tretë nëpërmjet repesazhit.

Në finale të repesazhit, të dielën, Kosova fitoi 2:0 ndaj Kazakistanit.

Është ky prej sukseseve më të mëdha të karatesë kosovare deri më tani.